E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherri i gazetares Mezini me samurajin Jemin Gjana…
Uncategorized

Sherri i gazetares Mezini me samurajin Jemin Gjana…

Ylli Dylgjeri

Pas sherrit Gjana-Mezini…

Mu kujtua një histori e treguar nga deshmitari i vetëm, kohë më parë, kur zoti. Gjana ishte Minister Buqësie. “Arkivat” vjen një kohë dhe hapen për publikun. Ja ç’më tregoi dëshmitari.

Dëshmitari:
Punoja në Ministrinë e Bujqësisë. Meqë Zoti Gjana nuk fliste anglisht bëja dhe përkthyesin në takimet bilaterale. Kështu mu dha mundesia ta shoqëroja zotin Gjana në një takim me Ministrin e Bujqësisë se Japonisë.Takimi u bë në Romë. Japonia ishte aso kohe aktive për ndihmën ndaj shqipërisë.
Në fjalën e Tij zoti Gjana pasi i bëri homologut një prezantim të vendit dhe halleve në bujqësi insistoj që pala japoneze të ndihmonte edhe për një arsye madhore. Arsyeja ishte se PD në pushtet duhej ndihmuar se veç të tjerash, ishte një parti me prejardhje jo komuniste. Ose siç e tha Ai e Përndjekur. Pasi i përktheva fillim e fjalës, mbeta te fjala e përndjekur. Nuk e gjeja dot fjalën në anglisht. U djersita dhe mbeta. Gjana më thoshte: thuaje i Përndjekur!
Unë prap sgjeja përkthim. Por…z.Gjana si skifter mu hodh e më tha: I thuaj Samuraj!
Po, po Samuraj! U mbyta…nuk përktheja dot më. Bashkëbiseduesi më kuptoj. Heshtëm.
Kaq.

Respekte Zonja Mezini!
Dje Ti ke luftuar me Samurajin Gjana.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.