Sherri me dy punonjës policie çon në pranga vëllezërit nga Dibra
Nga sherri, kanë mbetur të lënduar dy punonjësit e policisë.
Edhe gjatë ndalimit nga Patrulla, të rinjtë i kanë kundërshtuar forcat e policisë duke i penguar të bëjnë shoqërimet në Komisariat.
NJOFTIMI
U konfliktuan për motive të dobëta me dy shtetas duke u shkaktuar dëmtime të lehta trupore, si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në Komisariat, vihen në pranga 2 vëllezërit.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i dy vëllezërve me iniciale R. T., 22 vjeç dhe K. T., 24 vjeç, banues në Dibër.
Arrestimi i tyre u bë pasi në qytetin e Peshkopisë, janë konfliktuar për motive të dobëta me dy shtetas ( punonjës policie që ndodheshin jashtë detyrës), duke u shkaktuar dëmtime të lehta truprore.
Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës për shoqërimim në Komisariat të dy vëllezërve, të cilët i kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre funksionale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



