E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherri me thika e sëpata midis dy familjeve në Berat, një në gjendje të rëndë
Publik News

Sherri me thika e sëpata midis dy familjeve në Berat, një në gjendje të rëndë

 

Nje sherr midis dy familjeve gjatë ditës së djeshme në Berat ka përfunduar me një person të plagosur rëndë me thikë. wetw-770×426 Policia thotë se është arrestuar në flagrancë një person, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht. Siç iu kemi bërë me dije një ditë më parë, sherri midis familjes Alibeaj dhe Dhama, lindi për shkak të mbjelljes së disa rrënjëve ullinj në pjesën e jashtme të murit rrethues nga ana e djalit të familjes së parë. Njoftimi i policisë: Berat Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes dy familjeve Arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe procedohen penalisht tre të tjerë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat me marrjen e njoftimit se në lagjen “Barrikada” po ndodhte një konfikt shkuan menjëherë në adresën e dhënë ku rezultoi se: Disa persona, pjesëtarë të dy familjeve, për motive të dobëta po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin duke përdorur mjete të forta e prerëse dhe për pasojë kishin marrë dëmtime disa shtetas të përfshirë në konflit të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Po gjatë konfliktit shtetasi K.Dh, ka plagosur rëndë me mjet prerës shtetasin A.A., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.Dh., 52 vjeç banues në Berat, si dhe u proceduan shtetasit G.A., 46 vjeç, E.A., 44 vjeç, dhe M.Dh., 38 vjeçe . Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale për shtetasin K.Dh “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë në bashkëpunim” për 3 shtetasit e tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.