Sherri me Trump në konferencë, Shtëpia e Bardhë ndëshkon gazetarin (VIDEO)
Shtëpia e Bardhë ka marre menjehere masa pas nje perplasje qe presidenti Trump pati me nje nga gazetaret e CNN.
Ne nje njoftim te fundit raporohet se gazetarit i jane pezulluar kredencialet, disa orë pas një shkëmbimi gjaknxehtë midis tij dhe presidentit amerikan, Donald Trump.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha më pas se prania e gazetarit është ndaluar pasi “ai ka vënë duart mbi një grua të re”. Nderkohe qe vete gazetari Acosta tha se pretendimet e Sandersit janë “gënjeshtra”.
Në konferencën për media, presidenti Trump tha se gazetari i CNN-it “është një person i pasjellshëm dhe i tmerrshëm”.
Acosta i sfidoi pohimet e Trumpit për një karvan të migrantëve që është nisur nga Amerika Qendrore drejt SHBA-së. Trump e ka cilësuar këtë karvan migrantësh si “pushtim”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



