E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherri mes 43-vjeçarëve që përfundoi me vrasje në Kavajë: Ik në Kukës, s’keni punë ju veriorët këtu
Lajme

Sherri mes 43-vjeçarëve që përfundoi me vrasje në Kavajë: Ik në Kukës, s’keni punë ju veriorët këtu

Dy 43-vjeçarët Edmond (Armand) Gosa dhe Altin (Sali) Rexha, janë viktimat e pasdites së djeshme. Ata në fillim ishin konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas sherri përfundoi në tragjedi. Mësohet se dy të ndjerët, para se të përfundonin viktima të konfliktit, ishin takuar një lokal aty ku kanë debatuar dhe më pas Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë zjarri.

Mësohet se sherri ka nisur pas ngacmimeve të vazhdueshme të Edmond Gosës ndaj Rexhës. “Shko në Kukës atje ku ke familjen. Nuk keni punë ju veriorët në Kavajë”, mësohet t’i ketë thënë Gosa 43 vjeçarit kuksian, i cili jetonte prej kohësh në Kavajë

Rexha ka vdekur në vend ndërsa Gosa ka lëvizur rreth 30 metra dhe më pas është rrëzuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në prezencë të fëmijës 3 vjeçar të Rexhës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.