E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherri mes dy taksistëve goditet me thikë  24-vjeçari
Publik News

Sherri mes dy taksistëve goditet me thikë 24-vjeçari

Një konflikt mes dy taksistëve ka ndodhur dje në Sarandë, ku për pasojë është plagosur rëndë 24-vjeçari Ismiraldo Hoxha.

1

Korrespondenti ynë raporton se ngjarja ndodhi në shesh-pushimin e taksive në rrugën Turizëm -Kanali Cukës.

Si pasojë e goditjes me mjet prerës 24-vjeçarit i janë prerë tendinat e gishtave të dorës dhe është nisur me Urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka arrestuar autorin Bilal Lamçe, 32-vjec, banor nga Tirana por me banim të  përkohshëm  në Sarandë.

Shkak është bërë  një  konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelën pasi i plagosuri punon taksist i licensuar ndërsa  autori i palicensuar. Ky i fundit prej vitesh është  i punësuar  si picier në një biznes privat në Sarandë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.