Sherri mes të rinjve në Shkodër, arrestohen 2 persona
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan dy shtetas, K. Th., 24 vjeç dhe D. K., 19 vjeç, si dhe nisën procedimin penal ndaj pesë të miturve, katër prej të cilëve 17 vjeç dhe një 16 vjeç.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku për motive të dobëta, të rinjtë janë përfshirë në një konflikt fizik mes tyre. Si pasojë e përplasjes, dy të mitur 17-vjeçarë kanë pësuar dëmtime të lehta.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetases V. D., 59 vjeçe. Nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e saj u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Të gjitha materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme ligjore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



