E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherri mes të rinjve në Shkodër, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes
Lajme

Sherri mes të rinjve në Shkodër, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Një konflikt me armë të ftohta ka ndodhur këtë mëngjes në lagjen Zdrale të qytetit të Shkodrës, pranë shkollës “Shejnaze Juka”. Tre të rinj, mes të cilëve dy vëllezër, janë plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, duke marrë kujdes mjekësor.

Sipas policisë së Shkodrës, rreth orës 11:10, shtetasi A. K. është përfshirë në një konflikt me dy vëllezërit F. Th. dhe K. Th., për motive të dobëta. Të rinjtë përdorën mjete prerëse, duke shkaktuar plagosjet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit, ndërsa Publik.al do të vazhdojë të publikojë detaje të reja dhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Publik.al ka siguruar pamjet ekskluzive nga vendi i ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.