Sheshi i Xhandarkës/ Nga Ylli Dylgjeri
Diku në një nga qendrat e Berlinit, në mes të nje piace historike ndodhet “Sheshi i Xhandarkes”. Historianet tregojne se ky shesh ka sherbyer ne fillimet e shekullit te shkuar si vendi ku bliheshin xhandare nga autoritetet gjermane. Pra nje treg Xhandaresh. Xhandaret bliheshin kryesisht nga Belgjika, vend i njohur për shkollat e policimit modern europian.
Mu kujtua ky Shesh sot kur degjoja nje lajm se se fundi ne Tirane mbriti edhe nje kontigjent nga xhandarmeria franceze. Keshtu bashke me oficeret federal amerikane, te FBI, policisë italian, guarda di financa etj, trupës investiguese policore iu shtua sot dhe xhandarmeria franceze.
Tashmë bashke me strukturen policore shqiptare kemi edhe nje trupe policiore multinacionale ne funksion te luftes kunder krimit te organizuar apo Mafias shqiptare qe vazhdon te trafikoje drogë, armë, te vrase me tritol, duke e mbajtur vendin serisht ne fokus te axhencive prestigjioze te lajmeve.
Thene ndryshe, vendi sot eshte kthyer në një shesh xhandaresh që ende s’po vene ne zap krimin shumedimensional.
Ndryshimi me “Sheshin e Xhandarkes” berlinez, te shekullit te kaluar qëndron se xhandaret nuk po i bleme me paratë e buxhetit.
Europa serisht po ben donacione, por tashme me Xhandare. Nje perpjekje e rradhes per ta kontrolluar kete vend te dobet, qe kërkon antarësimin drejt BE-së
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



