E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shfaqi gjithë potencialin ndaj Shqipërisë, Herri Kejn thyen rekordin unik. Bëhet lojtari i parë anglez që…
Lajme

Shfaqi gjithë potencialin ndaj Shqipërisë, Herri Kejn thyen rekordin unik. Bëhet lojtari i parë anglez që…

Mbrëmjen e djeshme ku Anglia triumfoi me rezultatin 5-0 ndaj Shqipërisë në stadiumin mitik “Wembley”, e vlefshme për Grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, Herri Kejn ka shfaqur të gjithë potencialin e tij ndaj kuqezinjve ku realizoi dhe një tripletë.

1

Faqja zyrtare e eliminatoreve të Europianit, i ka bërë jehonë sulmuesit të Totenhemit i cili ka arritur një rekord unik në Britani. 28-vjeçari është bërë lojtari i parë i kombëtares së Anglisë i cili ka realizuar një tripletë perfekte, një gol me kokë, një me këmbën e majtë dhe një me të djathtën që nga koha e lojtarit Dejvid Plet në vitin 1993.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një statistikë e veçantë kjo për sulmuesin e Totenhemit i cili me skuadrën e tij në Premier Ligë nuk po kalon një moment të mirë, por mesa duket ndaj Shqipërisë tregoi gjithë potencialin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.