E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shifra, sa efektivë të FA janë të angazhuar dhe vendet ku shërbejnë
Lajme

Shifra, sa efektivë të FA janë të angazhuar dhe vendet ku shërbejnë

Nderkohe qe sot ne nje mision ne Letoni, teksa punonin per demontimin e minave humbi jeten 32-vjeçarja Zarife Hasanaj dhe mbeten te plagosur dy efektive te tjere, MM kujton se ne misione jashte vendit Shqiperia ka 214 efektive te Forcave te veta te Armatosura. 

 

 

Ministria e Mbrojtjes raporton se në kuadër të angazhimeve politike të Republikës së Shqipërisë, në luftë kundër terrorizmit, Forcat e Armatosura janë angazhuar dhe marrin pjesë aktive në operacione ndërkombëtare, në misione të ndryshme jashtë vendit, si pjesë e pandarë e operacioneve të drejtuara nga NATO, BE, OKB dhe koalicionet e përbashkëta të partnerëve tanë strategjike.

Letoni
Duke filluar nga qershori i viti 2017, FARSH janë angazhuar më një togë EOD, (Explosive Ordance Disposal) si pjesë e grup – batalionit kanadez të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO (eFP, enhanced Forward Presence) në Letoni. Kontingjentet shqiptare në këtë grup-batalion përbëhen nga 18-23 ushtarakë, të cilët ndërrohen çdo 6 muaj.
Që prej qershorit të vitit 2017, në grup-batalionin e NATO-s në Letoni, kanë shërbyer 4 kontingjente shqiptare, ndërkohë që kontingjenti aktual është nisur në dhjetor të vitit 2018 për të shërbyer përreth 6 muaj.

Afganistan
Që prej vitit 2002, Forcat e Armatosura shërbejnë edhe në misionet e NATO-s në Afganistan.
Aktualisht kontingjentet shqiptare shërbejnë në misionin Resolute Support dhe janë të dislokuar në Kabul dhe Herat. Gjithashtu, ushtarakët shqiptarë shërbejnë edhe në shtabe të ndryshme në Kabul, Herat dhe Mazar-e-Sharif.

Deti Egje
Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë të angazhuara në operacionin ushtarak të NATO “Sea Guardian”, në nëntor 2016, në detin Egje me 1 anije e klasit “Iliria” dhe një ekuipazh prej 21 ushtarakësh.
Misioni, është kryerja e patrullimit detar në përbërje të grupit të gatshëm të anijeve të NATO, Standing NATO Maritime Group 2 (SNMG2), në detin Egje, në kuadër të operacionit të NATO.

Kosovë
Që prej anëtarësimit të Shqipërisë në NATO 10 vjet më parë, trupat shqiptarë shërbejnë në KFOR, në operacionin e drejtuar nga Aleanca në Kosovë.
Ushtarakët shqiptarë në Kosovë shërbejnë në shtabin KFOR, ndërkohë që është i angazhuar edhe një grup zbulimi HUMINT (Human Intelligence).
Nga viti 2017 FARSH është e angazhuar në këtë operacion edhe me një grup special.

EUTM Mali
Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë u angazhuan në operacionin ushtarak të Bashkimit Evropian, (EUTM Mali), në nëntor 2016, në Republikën e Malit, Afrikë.

Misioni i ushtarakëve, që marrin pjesë në këtë operacion, është mbështetja dhe dhënia e kontributit në funksione të ndryshme EOD. Misioni ka rol trajnues dhe kontingjenti i FARSH është pjesë e grupit EOD, në mbështetje të Kompanisë së Ruajtjes së Bazës në Qendrën e Trajnimit në Koulikoro, në Republikën e Malit.

Sudani i Jugut
Që prej prillit të vitit 2019, Shqipëria përfaqësohet edhe në misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.