E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shifrat/ Deri tani 325 të lënduar
Publik News

Shifrat/ Deri tani 325 të lënduar

 Ministria e Shëndetësisë informon për personat e lënduar për shkak të lëkundjeve të forta të tërmetit që tronditën sot vendin. Janë 325 persona të lënduar në total që kanë marrë mjekim në spitalet e Durrësit dhe Tiranës. Deri tani tek Spitali i Traumës 135 të lënduar kanë marrë trajtim. Në Spitalin e Durrësit janë 130 të lënduar. Në QSUT, 60 raste. Qendra e koordinimit të urgjencës ka pritur 392 thirrje janë realizuar 91 misione në spitale. Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu po ndjek nga afër situatën në qendrën kombëtare të urgjencës mjekësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.