Shifrat e votimit, reagon PD: Ja si Rama mbushi kutitë e votimit dhe manipuloi rezultatin
Sekretari për zgjedhjet në PD, Ivi Kaso ka deklaruar sot se në votimet e 30 qershorit janë mbushur kutitë me më shumë vota se sa ka qenë pjesëmarrja e deklaruar edhe nga KQZ.
Nga selia e PD, ai u shpreh se ka evidentuar 6 bashki, ku sipas tij ka ndodhur ky fenomen në përfundim të procesit të votimeve.
Siç denoncoi dje Partia Demokratike, për shkak të refuzimit plebishitar nga shqiptarët, kandidatët e tij kanë mbushur kutitë e votimit kudo në Shqipëri.
Në votimet moniste të Edi Ramës dalin më shumë vota në kuti sesa ishte pjesëmarrja zyrtare e deklaruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe ky nën kontrollin e Edi Ramës dhe që manipuloi gjatë gjithë ditës pjesëmarrjen e votuesve.
Të dhënat zyrtare tregojnë se kutitë janë mbushur dhe numri i votave është shtuar në mënyrë flagrante në të paktën 6 bashki, ku ka mbaruar numërimi”, u shpreh ai.
“Rekordin e mban Ura Vajgurore, ku janë shtuar 1766 vota.
Më pas vjen Vau i Dejës me 1057 vota më shumë në kuti, sesa pjesëmarrja e deklaruar
Bashkia Lushnjë me 843 vota.
Malësia e Madhe me 665.
Bashkia e Bulqizës me 572 vota më shumë
Bashkia e Divjakës me 513 vota më shumë në kuti sesa votues morën pjesë sipas informacionit zyrtar.
Qëllimi i Edi Ramës për të fryrë pjesëmarrjen dhe për të manipuluar rezultatin e votimeve të tij personale, jashtë çdo standardi demokratik është arritja me çdo kusht e votave të vitit 2017.
Manipulimi i trashë që nisi dje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe po vazhdon sot në qendrat e numërimit, nuk mund ta mbulojë dot të vërtetën se Edi Rama u refuzua në mënyrë plebishitare nga shqiptarët.
30 Qershori dhe dita pas tij provoi përtej çdo dyshimi se me Edi Ramën Shqipëria nuk ka asnjë shans të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme”, deklaroi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



