E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shikoni si është transformuar kampioni i bodybuilding pas 2 muajsh në intubim (FOTO)
Lajme

Shikoni si është transformuar kampioni i bodybuilding pas 2 muajsh në intubim (FOTO)

COVID nuk kursen as më të fortët. Këtë e provoi edhe kampioni i bodybuilding, Vassilis Mointinis i cili e kaloi si mos më keq virusin.

Mointinis, qëndroi dy muaj i intubuar duke humbur 42 kilogramë. Aktualisht, ai e ka fituar betejën me virusin, por peshon vetëm 62 kg.

“Kam ende mbetje në mushkëri, kjo është ajo që të lë koronavirusi siç më thotë mjeku pulmonolog”, tha atleti

Vassilis Mointinis duke folur në televizionin “ANT1”, u shpreh se: “Nuk pata kohë të vaksinohem sepse u operova. Unë u sëmura më 27 maj dhe kisha lënë datën e marrjes së dozës së parë më 2 qershor. Të gjithë duhet të vaksinohen”.

1
2
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.