E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shikoni si i kishte muret e shtëpisë Edi Rama në vitin 1992
Publik News

Shikoni si i kishte muret e shtëpisë Edi Rama në vitin 1992

 FOTO E RRALLË E 1992

Nuk i ka shpetuar komenti në këtë foto të  Edi Rames edhe gazetarit Bledian Koka:

Në galerinë “Zeta” në Tiranë, çelet ekspozita e ideuar nga Hubert Lobnig, një fotograf austriak që vendin tonë e vizitoi për herë të parë në vitin 1992. Lobnig sjell foto të atyre viteve, mes të cilave dallojnë ato që tregojnë kryeministrin e sotëm, Edi Ramën. Në atë kohë Rama ishte pedagog në Akademinë e Arteve dhe dhomën e ndenjies e kishte edhe studion e tij.

Foto më lart është bërë gjatë një vizite që Lobnig bëri në shtëpinë e Ramës në vitin 1992. Muret janë të shkruar dhe të bojatisur me shprehje, vargje apo citime të ndryshme. Vetë Rama ka pozuar me dy shkronja në sfond W.C, megjithëse nuk është e qartë nëse pas tij është tualeti i shtëpisë.

Kjo është një nga fotot e rralla brenda një prej shtëpive të Edi Ramës. Nga vila e tij në Surrel, kryeministri nuk ka preferuar të ndajë asnjë imazh me publikun, zgjedhje që e ka shtuar më shumë kuriozitetin e mediave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.