E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shikoni si përfundojnë deputetët e Lulit në Vlorë
Lajme

Shikoni si përfundojnë deputetët e Lulit në Vlorë

ka siguruar dy fotografi ku dy deputetët e Partisë Demokratike për Qarkun Vlorë, Agron Shehaj dhe Nada Mecorapja, shfaqen duke inspektuar një fshat të përmbytur nga shirat e ditëve të fundit.

Në një situatë të rëndë të krijuar nga përmbytjet, ku banorët kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmën e shtetit apo deputetëve të zonës, sërish ata kanë zgjedhur që të braktisin deputetët e Lulzim Bashës.

Në fotot e siguruara  duken qartë sesi deputeti Agron Shehaj dhe deputetja Nada Mecorape, rrinë dhe vështrojnë ujin që ka mbuluar zonën, por të braktisur nga banorët. Në atë fshat Partia Demokratike ka një zyrë të sajën disa dhjetëra apo qindra votues, strukturat e saj, por sërish deputetët janë gjendur të braktisur dhe vetmuar duke soditur ujin që kishte pushtuar rrugët dhe arat.

Edhe në rast nevoje, deputetët e Lulit janë të pabesueshëm për qytetarët. Më poshtë keni dy foto-fakte që tregojnë këtë realitet të hidhur në të cilin gjendet PD-ja e udhëhequr nga Lulzim Basha. As votuesit e tyre të mbytur nga uji sërish nuk shkojnë as që t’i përshëndesin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.