E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shirat rrëmbejnë urën “elektorale” të Orgockës
Lajme

Shirat rrëmbejnë urën “elektorale” të Orgockës

Shirat e ditëve të fundit kanë hedhur në lumë urën e Orgockës në rrethin e Kolonjës. Sipas të dhënave nga ky rreth, ura ka dalë jashtë funksionit.

Si pasojë, është ndërprerë qarkullimi mes Ersekës dhe Përmetit. Mësohet se janë izoluar disa fshatra si Qinam Radovickë, zona e Frashërit etj.

Ura e Orgockës u riparua reth 2 vite më parë, në kohën e zgjedhjeve lokale. Me sa duket, jetëgjatësia është llogaritur sa për të kaluar një fushatë elektorale.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.