E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shisnin pica dhe drogë,prangoset administratori i një picerie në Tiranë
Publik News

Shisnin pica dhe drogë,prangoset administratori i një picerie në Tiranë

Një djalë i ri, administrator i një picerie në kryeqytet u arrestua së bashku me djalin që punonte si motorist në biznesin e tij, ndërsa në telashe me policinë ndodhet edhe bashkëjetuesja e tij 23-vjeçare.Të tre kishin një qëllim, shpërndanin lëndë narkotike duke u fshehur pas biznesit me të cilin merreshin.

Policia tha se “shtetasi L. N, kishte në administrim një piceri, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, dhe pasi e ndante në doza e shiste më pas nëpërmjet shtetasit E. P, I cili e shpërndante lëndën narkotike duke u kamufluar si shpërndarës picash, ndërsa shtetasja Xh. Ç, (bashkëjetuesja e L.N) ka fshehur lëndën narkotike”.

NJOFTIMI

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. N, 24 vjeç, E. P, 21 vjeç dhe u procedua penalisht shtetasja Xh. Ç, 23 vjeçe.

Shtetasi L. N, kishte në administrim një piceri, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, dhe pasi e ndante në doza e shiste më pas nëpërmjet shtetasit E. P, I cili e shpërndante lëndën narkotike duke u kamufluar si shpërndarës picash, ndërsa shtetasja Xh. Ç, (bashkëjetuesja e L.N) ka fshehur lëndën narkotike.

Në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.