E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shiste çokollata me krimba, nisin hetimet për “Diambe Market”
Lajme

Shiste çokollata me krimba, nisin hetimet për “Diambe Market”

Prokuroria e Durrësit ka hapur zyrtarisht hetimet pas skandalit të çokollatave të dyshuara si të kontaminuara me krimba, që janë shitur në rrjetin e marketeve “Diambe”.

Burime pranë organit të akuzës konfirmuan për Top Channel se çështja është regjistruar si procedim penal që më 11 nëntor, menjëherë pas publikimeve në media dhe njoftimeve nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU).

Gjatë një kontrolli në magazinën qendrore të “Diambe”-s në Katund të Ri, Durrës, inspektorët e AKU-së kanë konstatuar çokollata të markës “Talarki Money Euro” të ndotura me insekte, të cilat ishin gati për shpërndarje në treg.

Sipas burimeve, hetimet po zhvillohen për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, parashikuar nga neni 288 i Kodit Penal.

Në fokus të hetimit janë administratorët e kompanisë “Diambe” dhe përgjegjësit e furnizimit, të cilët pritet të merren në pyetje në ditët në vijim.

Sipas AKU-së, çokollatat janë importuar nga Polonia, ndërsa kushtet e papërshtatshme të ruajtjes në depot e kompanisë dyshohet se kanë favorizuar zhvillimin e insekteve.

Ndërkohë, autoriteti ka bllokuar një pjesë të produktit dhe ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të të gjitha çokollatave të kësaj marke. Kompanisë i është vendosur edhe një gjobë prej 300 mijë lekësh.

Kampionët e produktit janë dërguar në ISUV për analiza laboratorike, në mënyrë që të përcaktohet niveli i ndotjes dhe rrezikshmëria reale për konsumatorët.

Ky është rasti i parë i këtij lloji që mbërrin në Prokurori, duke vënë në pikëpyetje kontrollin dhe sigurinë ushqimore në një prej rrjeteve më të mëdha të tregtisë me pakicë në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.