E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shiste droga të rrezikshme sintetike me Facebook dhe Instagram, arrestohet shqiptari
Lajme

Shiste droga të rrezikshme sintetike me Facebook dhe Instagram, arrestohet shqiptari

Një shqiptar 22 vjeçar u arrestua sot, të martën, 8 janar, nga karabinierët e Vaiano, Toskana, me akuzën e shpërndarjes së drogës. Ai u vu në arrest shtëpie, në dispozicion të drejtësisë, me vendim të gjykatës së Prato, që pranoi kërkesën e prokurorit.

Prova të shumta janë mbledhur kundër tij gjatë hetimit: hetuesit kanë rindërtuar rrjetin e tij të kontakteve dhe metodat e shitjes së drogës.

Shumë e rrezikshme ishte droga sintektike, që 22-vjeçari kishte hedhur në treg, e cila jepte efekte të rënda me një rrezik gati 30 herë më të lartë në krahasim me kanabisin bimor.

Narkotikët sintetikë janë të përhapur pasi ata kanë kosto më ulët, kanë një aromë më pak të njohur, nuk gjurmohen lehtësisht në urinë dhe japin efekte më të dukshme psikoaktive.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.