E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shiste ‘Ekstazi’ për pushuesit në Drimadhë, shpërndarësi nga Tirana kapet me 100 kokrra dhe para ‘Ekstazi’ për pushuesit në Drimadhë
Lajme

Shiste ‘Ekstazi’ për pushuesit në Drimadhë, shpërndarësi nga Tirana kapet me 100 kokrra dhe para ‘Ekstazi’ për pushuesit në Drimadhë

Një shpërndarës droge në plazhin e Drimadhës, që kishte gjetur treg pushuesit, u arrestua nga Policia e Vlorës. Atij iu gjetën 100 kokrra ekstazi, drogë stimuluese dhe afro 1 milionë lekë më vete.

Arrestimi i tij u bë në kuadrin e operacionit “Drimadha” nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve.

Pas informacioneve në rrugë operative se në zonën e Drimadhës, shpërndahej drogë stimuluese nga një persona, Policia ka ka vënë në pranga 22 vjeçarin nga Tirana S.K.

Gjatë kontrollit, i gjeti 100 kokrra “ekstazi”, drogë stimuluese, si dhe një sasi valute prej 525 eurove dhe 60.000 lekë të rinj, të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.