Shkarkimi i Ahmetajt qendra e vëmendjes/Regon edhe Vasili
Shkarkimi i Ahmetajt po bën xhiron e rrjetit se si ky i besuar i Ramës na u shkarkua krejt papritur ,Vasili shprehu çudinë se si Rama shkarkon Ahmetajn kur e quante atë të suksesshëm dikur.
Komenti i plotë i Vasilit;
“Ahmetaj ka mbajtur edhe postin e ministrit të Rindërtimit, madje në një kohë mbulonte edhe probleme të pandemisë, sa i takon mbështetjes logjistike. Ai tha se ne e kemi përballuar pandeminë 10 herë më mirë se Gjermania. Po tani si iku si zëvendëskryeministër?! Në Partinë e Punës, para se t’i pushkatonin, nganjëherë i dekoronin.
Nuk besoj se ikën për inceneratorët, pasi i pari këtu është Veliaj dhe duhet të ikte i pari. Nëse Ahmetaj përmbushi me sukses rindërtimin, po pse nuk dha dorëheqjen Rama dhe të zëvendësonte ky? Edi Rama nuk njihet për ndonjë sukses”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



