E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkimi i Manjanit/ Kryemadhi tregon prapaskenat dhe votën e saj
Lajme

Shkarkimi i Manjanit/ Kryemadhi tregon prapaskenat dhe votën e saj

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në studion e emisionit “360 gradë” me temë: “Kryemadhi kundër Ramë, pse duhet 27 janari?” ka treguar edhe atë që ka ndodhur me shkarkimin e Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë.

Ajo u pyet në studio nga paneli, se pse duhet të besohet një LSI, që dje pranoi që të shkarkohej ministri që kritikonte qeverinë Rama, ndërsa sot proteston kundër saj, ku tha se ajo nuk ka shumë dijeni për këtë rast, dhe se disa deputetë votuan kundër këtij shkarkimi.

Kryemadhi u shpreh se Rama i kishte kërkuar Ilir Metës dorëheqjen e Manjanit, por nuk ishte pranuar diçka e tillë, e kësisoj Rama e shkarkoi. Më tej ajo tha se vetë kishte votuar kundër këtij vendimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.