Shkarkimi i Mourinhos/Manchester United emëron trajnerin e ri
Manchester United nuk ka humbur dhe kohë dhe menjëherë pas shkarkimit të Mourinhos, ka gjetur trajnerin e ri.
Drejtuesit kanë vendosur t’ia besojnë stolin një ish-legjende.
Bëhet fjalë për ish-sulmuesin norvegjez, Ole Gunar Solskjaer, i cili do të zyrtarizohet në mëngjesin e të mërkurës si trajneri i ri i skuadrës angleze.
Ish-futbollisti ka luajtur për 10 vite në radhët e djajve të kuq dhe ishte protagonist në finalen epike të vitit 1999 në Ligën e Kampioneve kur një nga golat e tij përmbysi Bajernin në suksesin 2-1.
Vetë klubi anglez konfirmoi gjithçka pa dashje me një postim në orët e vona të natës, të cilin e fshiu më pas me shpejtësi.
Në njoftim shkruhej:
Solskjaer bëhet trajneri ynë i përkohshëm, 20 vite pasi fitoi “treshen” me ATË gol në Kamp Nou”
Nuk dihet arsyeja pse postimi është fshirë, por mesa duket, çështja e trajnerit u zgjidh menjëherë te klubi anglez dhe nuk ka më dyshime.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



