E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHKARKOHEN DHE TRANSFEROHEN NGA DETYRA 50 DIPLOMATË SHQIPTARË, CAKAJ: 80% E KONSULLATAVE DO NDRYSHOJNË
Lajme

SHKARKOHEN DHE TRANSFEROHEN NGA DETYRA 50 DIPLOMATË SHQIPTARË, CAKAJ: 80% E KONSULLATAVE DO NDRYSHOJNË

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj bëri me dije sot se janë larguar dhe transferuar nga detyra 50 diplomatë shqiptarë.

Cakaj u shpreh se disa prej tyre janë larguar për shkaqe disiplinore, të tjerë për tejkalim të kompetencave dhe të tjerë për shpërfillje të detyrave.

Cakaj njoftoi ndryshimin e 80% të konsullatave shqiptare në botë në kuadër të reformës në diplomaci.

Cakaj tha se ndryshimi i konsullatave do të bëhet për shkaqe strukturore dhe nevojës për rritje të shërbimeve.

‘Qëndrimi në shërbim diplomatik kërkon sjellje korrekte dhe avancimi në detyrë dëshmim profesional. Shqipëria nuk meriton asgjë më pak sesa meritokraci, profesionalizëm në detyrë dhe shërbim cilësor në diplomaci.

Lidhur me këtë parim themelor, komunikoj se  80% e konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë në botë nuk do të jenë më të njëjta. Ata duhet të ndryshojnë rrënjësisht për shkaqe strukturore dhe për nevojën e rritjes së shërbimeve. Ato duhet të ndryshojnë në strukturë sepse fluksi i kërkesave të qytetarëve shqiptarëve nuk mund të përballohet më as me dembelim persona, as me inercinë e rutinës ditore dhe as me arrogancën e epërsisë institucionale’, u shpreh Cakaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.