E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkohet  Drejtori  i AKEP Ilir Zela
Lajme

Shkarkohet Drejtori i AKEP Ilir Zela

Edi Rama e ka zyrtarizuar largimin e Ilir Zelës, duke emëruar në këtë detyrë një njeri të afërt të tij, as më pak e as më shumë, por shefin e kabinetit.

Image

Ilir Zela

Largimi i Ilir Zelës nga detyra tashmë është bërë zyrtar, pasi është publikuar vendimi nga Këshilli i Ministrave, i cili ka vendosur propozimin e Kuvendit për lirimin e Ilir Zela, anëtar, i caktuar kryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Ndërkohë që sot është mësuar edhe emri i kreut të ri të AKEP. Këshilli i Ministrave ka propozuar për anëtar të këshillit Drejtues të AKEP, Tomi Frashëri.

Image

Tomi Frashëri

Tomi Frashëri ka mbajtur postin e Shefit të Protokollit të Kryeministrit Edi Rama, ndaj nuk është habi emërimi i tij në krye të AKEP, në një kohë kur pritet që të nisë ‘lufta’ me mediat online, pas miratimit të paketës ‘Anti-Shpifje’

Paketa Anti-Shpifje’, i akordon  AMA-s dhe AKEP-it kompetenca gati gjyqësore ndaj operatorëve mediatikë të cilat duhet të jenë të pavarura.

Ky projekt-ligj është kundërshtuar së fundi dhe nga vetë OSBE, pasi cënon hapur lirinë e medias, ndërsa gjobat shihen si një mjet presioni për lirinë e gazetarëve.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.