E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkohet drejtori i AKU-së, ja kush emërohet në vend të tij!
Lajme

Shkarkohet drejtori i AKU-së, ja kush emërohet në vend të tij!

Olsi Komici, ish-komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, është zgjedhur drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke zëvendësuar në këtë detyrë, Edmond Rrushin, ish-deputeti i LSI-së.

Burimet për “Vox News” kanë mësuar se Edmond Rrushi është shkarkuar nga detyra e drejtorit të AKU-së. Vendimi pritet të bëhet publik në Këshillin e Ministrave.

》Kush është Olsi Komici?
Olsi Komici është i diplomuar “Jurist” në vitin 1998 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ai ka ushtruar profesionin e avokatit në periudhën maj 2016 – maj 2017 dhe pas kësaj ka kryer detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t deri në mandatimin e tij nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë si Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.