Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu
Është shkakruar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliut. Mesa duket shkak janë bërë ngjarjet e fundit në vend, që kulmuan me vrasjen e ndodhur mbrëmjen edjeshme në Elbasan. Veliu ishte emëruar në postin e tij në vitin 2018.
Pasi Rama e përdori për zgjedhjet, duke e detyruar edhe të gënjejë në lidhje me ngjarjen e rëndë të Elbasanit, ai ka vendosur që ta largojë.
Vendimi duket se është marrë nga Edi Rama, pas propozimit të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
Largimi i tij nga drejtimi i Policisë së Shtetit vjen në një moment kur javën e kaluar, më 28 Shtator 2021 u vra nënkomisari i Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, teksa po kontrollonin për shkatërrimin e parcelave të kanabisit në zonën e Kuve Vainit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



