E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KPK shkarkon gjyqtarin Artan Broci
Lajme

KPK shkarkon gjyqtarin Artan Broci

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Broci shkarkohet nga detyra, pasi nuk ka kaluar dot siten e Vetingut.

Vendimi eshte dhene sot nga KPK ne seacnen e njoftuar per te. “KPK ka vendosur me shumice votash shkarkimin nga detyra te gjyqtarit Artan Broci”- u theksua ne seance.

Ne seancen degjimore ILDKPKI e konsideroi pa probleme pasurinë e gjykatësit, por KPK deklaroi në seancë se nga hetimi administrativ i tyre, janë konstatuar mospërputhje të deklarimeve nga ana e subjektit.

Komisioni relatoi më tej, se subjekti i është shmangur pagesës së taksave për qiranë e një ambienti në kryeqytet.

Njeriu që ushtron detyrën e gjykatësit prej 22 vitesh, dhe është ngritur në majën e sistemit, i rrëzoi gjetjet e Komisionit.

Broci i kujtoi Komisionit se me rezultatet e hetimit nuk është njohur për një kohë të gjatë.
“Materialet mu vunë në dispozicion vetëm pas kërkesës time, duke mos më dhënë mundësinë për një mbrojtje efektive”, theksoi ai.

MË PARË – Përballë “Vetingut” në 27.07.2018

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Artan Broci është përpara trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në sprovën e Veting-ut.

Gjyqtari ishte i pranishëm vetë në seancë dhe  u mbrojt vetë pa praninë e avokatit.

Relatorja Valbona Sanxhaktari u shpreh se procesi i rivlerësimit do të bëhej në tre kritere. Sa i përket pasurisë, ILDKPKI, ka dorëzuar një raport me konstatimin se, deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Pavarësisht këtij konstatimi, KPK ka kryer një hetim të pavarur në lidhje me pasurinë dhe subjekti ka qenë bashkëpunues.

DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se Broci është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrë. KPK, ka kryer një hetim të thelluar, pas disa informacioneve të marra nga media. Në lidhje me aftësitë profesionale, me konstatimin se Broci ka aftësi për të kryer procedurat, por duhet të dokumentojë Për Brocin ka 34 denoncime nga publiku të cilat i janë dërguar Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

KARRIERA

Artan Broci është njëherazi anëtar i Gjykatës së Lartë dhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ai do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.

Artan Broci e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Ai e ushtroi funksionin pranë kësaj gjykate deri në vitin 2010, kur u promovua në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Në prill të vitit 2013, Broci u dekretua anëtar i Gjykatës së Lartë.

Paralelisht me detyrën si gjyqtar, Broci ka qenë edhe asistent-pedagog në Fakultetin e Drejtësisë si dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ai është angazhuar si ekspert në disa projekte si dhe ka dhënë kontribut në reformën e drejtësisë për të miturit në Shqipëri.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Artan Broci nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1415176241940827/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.