E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkohet gjyqtari Ilir Mustafa, konfirmuar në detyrë prokurorja  Elisa Kaçkini
Lajme

Shkarkohet gjyqtari Ilir Mustafa, konfirmuar në detyrë prokurorja Elisa Kaçkini

Komisioni i Vettingut ka konfirmuar në detyrë prokuroren Elisa Kaçkinin, ndërsa eshte sharkuar gjyqtari Ilir Mustafaj.

Prokurorja e Tiranës Kaçkini është kandidate për në SPAK. Ajo rezultoi pa probleme në tri kriteret e Komisionit të Vettingut. elisa-kackini1-676x450Trupa e KPK-së që ka kryer rivlerësimin e Kaçkinit përbëhej nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja. 

 

Ndërkaq, KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Ilir Mustafaj. Mustafaj është gjyqtar i Gjykatës së Tiranës ndërsa prej më shumë se një viti ishte në pritje për t’u bërë gjyqtar Kushtetuese.

Gjatë seancës dëgjimore Mustafaj kërkoi dhe ndërrimin e trupit gjykues për shkak të konfliktit që kishte me relatoren Xhensila Pine, por kjo kërkesë u rrëzua. Pas vendimit të KPK-së ai u shpreh se vendimin do ta ankimojë në instancat më të larta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.