E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkohet Gjyqtari Trezhnjeva
Publik News

Shkarkohet Gjyqtari Trezhnjeva

Avokati: Do apelojmë vendimin, nuk u bë hetim i thelluar

KPK shkarkon nga detyra Gjyqtarin e Apelit Durrës Besim Trezhnjeva: Nuk justifikonte pasurinë

Besim Trezhnjeva shkarkohet nga detyyra si pasojë e mos kalimit të vetingut.

Nga hetimet e kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rezultuar se gjyqtari Trezhnjeva ka gënjyer për një kredi prej 50 mijë euro për të blerë apartament.

Sipas dokumenteve të KPK, rezulton se kredia ka kaluar në llogari të një kompanie ndërtimi në Durrës. Gjithashtu, Besim Trezhnjeva ka një apartament banimi në Tiranë 96 m2, apartament të përshtatshëm për aktivitet tregtar me sipërfaqe 65 m2 po në Tiranë, për të cilat nuk ka deklaruar burim të ardhurash, si dhe një apartament 142 m2.

KPK ka arritur gjithashtu në përfundimin se gjyqtari ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e vajzës së tij, Olta Trezhnjeva, që punon pranë fondit të barnave.

Në përfundim të vendimit nga KPK avokati i Besim Trezhnjevës Fatmir Braka është shprehur se do apelohet vendimi.

Sipas tij nuk kishte hetim të thelluar.

Avokat Brakaj: “Kërkuam të bëhej ekspertimi, por komisioni muk e bëri, ndaj vendimi është krejtësisht i padrejtë”, ka theksuar  në daljen nga seanca e vettingut ku u dha vendimi për gjyqtarin e Apelit Durrës Besim Trezhnjeve, i cili nuk e kaloi Vettingun

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.