E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkohet nga detyra Drejtori i Burgjeve, ja kush e zëvendëson
Lajme

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Burgjeve, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Burgjeve Arben Çuko.

“Largohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z.Arben Çuko dhe në vend të tij emërohet z.Stefan Çipa.

 

Ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Drehtësisë.

 

Kush është Drejtori i ri i Burgjeve

Stefan Çipa ka mbajtur më herët edhe detyrën e zëvendës ministrit të Brendshëm.

Stefan Çipa u lind më datë 20 Janar 1959, në Sarandë. Ka përfunduar studimet në Institutin e Lartë Bujqësor dhe për Shkenca Ekonomike. Në vitin 1991, zgjidhet Kryetar i Komitetit ekzekutiv pluralist në Sarandë. Në zgjedhjet e vitit 1997, zgjidhet deputet i Kuvendit të Shqipërisë për herë të pare, e më pas edhe në 2 legjislatura të tjera. Gjatë legjislaturës 1997–2002, ka mbajtur funk­sionin e zv/kryetarit të Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Në muajin shkurt 2002, emërohet Ministër i Rendit Publik, detyrë që e ushtroi deri në muajin gusht 2002. Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, z. Çipa u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Sarandës, për një mandat 4-vjeçar. Në datë 13 Janar 2016, u emërua nga Këshilli i Ministrave, zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Ka njohuri të mira të gjuhës angleze dhe greke.

lÇuko 1 vit në krye të burgjeve

Arben Çuko u emërua në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve rreth një vit më parë, me formimin e qeverisë “Rama 2”. Ai ishte pjesë e grupit të zv.ministrave që u lanë jashtë qeverisë së re.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.