E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkohet nga detyra Drejtori i Policisë së Burgjeve, shkak Ervis Martinaj
Lajme

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Policisë së Burgjeve, shkak Ervis Martinaj

Është shkarkuar nga detyra Drejtori i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani, pasi hezitoi të zbatonte urdhërin e ministrisë së Drejtësisë për transferimin e Ervis Martinajt nga spitali privat në spitalin e burgut.

Shkarkimi  është bërë me urdhër të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Ervis Martinaj, një prej të plagosurve në ngjarjen e ish-Bllokut është transferuar pas shumë tensioneve, në spitalin e burgut.

Transferimi në spitalin e burgut është bërë gjatë natës, edhe pas kundërshtimeve të spitalit privat ku ishte shtruar Martinaj. Kërkesa mësohet se ka shkaktuar tension mes mjekëve dhe forcave të rendit.

Mjekët e spitalit privat ku po merr mjekimin Martinaj kanë kërkuar që ai të vijojë mjekimin në ambientet e tyre spitalore.

Ata kanë theksuar se i lënduari ka ka nevojë për mjekim të specializuar dhe duhet të qëndrojë ende aty.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.