E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHKARKOHET ROVENA GASHI
Lajme

SHKARKOHET ROVENA GASHI

Komisioni i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra Rovena Gashin.

Kjo e fundit u shkarkua më herët nga KPK, por ankimoi vendimin në KPA duke kërkuar rikthimin në detyrë.

Ndërkohë, KPA vendosi kështu shkarkimin përfundimtar për ish-prokuroren Gashi, duke lënë në fuqi vendimin e KPK.

Kujtojmë se KPK në 25 korrik të vitit të kaluar e shkarkoi Rovena Gashin me arsyetimin se nuk justifikon pasurinë, nuk ka burime të ligjshme si dhe ka bërë deklarim të pasaktë. KPK ngriti dyshime për 16 apartamente në Durrës të cilat dyshohet se i përkasin Nuredin Gashit, babait të Rovena Gashit.

Kujtojmë se Gashi, e cila njihet si krahu i djathtë i ish kryeprokurorit Adriatik Llalla në seancën dëgjimore në KPA pak ditë më parë kërkoi të mbrohej nga e motra Ema Gashi, madje kjo e fundit dha dorëheqjen nga KLGJ.

Me vendimin e sotëm Rovena Gashi mbetet përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.