E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkohet Sandër Lleshi
Publik News

Shkarkohet Sandër Lleshi

Largohet nga posti i Ministrit të Rendit Sandër Lleshi. Nga burimet  e sigurta të redaksisë sonë Lleshaj nuk do të jetë mē Ministër i Brendshëm.

Rama në një dalje e konfirmoi dhe vetë.

Ministri i Brendshëm më ka vënë në dispozicion dorëheqjen e tij duke më shpjeguar se ishte rruga e duhur për mua që i kam besuar atë detyrë, për qeverinë dhe shumicën tonë qeverisëse.

I kam thënë pres të kthehem se kam dashur ta shoh në sy, ta dëgjoj dhe të më dëgjojë në momentin e hedhjes së këtij akti të rëndësishëm. Jemi takuar dhe sot dhe jam shumë krenar për sensin e përgjegjshmërisë qytetare dhe kuotën morale me të cilën e mat veten dhe detyrën e tij Sandër Lleshaj.

Sot do ta mësojnë të gjithë ata që duan ta besojnë tek akti se në këtë vend, nuk janë të gjithë njësoj, as politikanët nuk janë njësoj. Ai nuk ka asnjë lidhje me aktin e rëndë të efektivit të policisë, por është vrarë një 25-vjecar dhe është hapur një varr. Është hapur një brengë në shpirtin e një populli të tërë’, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate në lidhje me vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, thotë se në takimin me familjen e viktimës, babai i tij i tha se kërkonte drejtësi.

ramazz

 

Sipas tij, drejtësia ka barrën e fjalës së fundit, ndërsa vrasjen e konsideron të pabesueshme.

“Jeta e humbur nga akti fatal i efektivit të policisë. Sapo kam shkuar në Tiranë kam shkuar

Asnjë lule të mos preket në Tiranë. Ne duam drejtësi jo luftë politike, më tha babai i tij.

Fjalët në këtë rast janë krejt të pafuqishme përballë dhimbjes që kanë familjarët.

Efektivi i policisë ka vrarë një njeri në mënyrë krejt të pabesueshme. Pavarësisht se vrasja e njeriut është kryer nga një njeri tjetër, arma ishte e shtetit, prandaj përgjegjësia i takon shtetit.

Drejtësia ka barrën e fjalës së fundit për shkallën e fajësisë së autorit përpara ligjit. Drejtësisë i duhet koha e saj.

Është e domosdoshme të mos humbasin kthjelltësinë. Më lejoni ta ribëj reflektimin tim me zë të lartë që kurse mora lajmin. A është kjo ngjarje krejt e shkëputur nga polica e shtetit”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.