Shkatërrohet grupi shqiptar i grabitësve në Bolonja
Një grup shqiptarësh që kishin kryer më shumë se 20 vjedhje në 3 muaj, në disa raste edhe grabitje të dhunshme, ranë në prangat e skuadrës operacionale të policisë së Bolonjës.
Gjatë verës të vitit të kaluar banda e specializuar e vjedhjeve kishte bërë të mundur të kryenin grabitje me vlerë që i kalon 250 mijë eurot në zonat e Bolonjës, Casalecchios, Castenasos dhe Granarolos, raporton Imolaoggi.
Policia mbërriti në gjurmët e bandës duke ndjekur një dyqan floriri që blinte produkte të vjedhura.
Personat e arrestuar janë: Ridvan Kerci 31 vjeç, Elton Mhilli 26 vjeç, Daniel Lleshaj 22 vjeç, Mark Pergjeci 26 vjeç, Rodolf Plishta 30 vjeç dhe Erjon Trashaj 25 vjeç.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



