E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit kapen prostituta e tutorë.
Lajme

Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit kapen prostituta e tutorë.

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, pas një pune hetimore 3-mujore  ka shkatërruar një rrjet prostitucioni të organizuar mirë nën operacionin e koduar ”Pagesa e fundit ”. 50 deri në 100 euro ishte pagesa për shërbimin seksual.

Shtetasit e arrestuar, në rolin e ndërmjetësve, gjenin klientët, të cilët më pas nëpërmjet dy taksistëve, shtetasve Liko Torra 60 vjeç dhe Sh.K. 73-vjeç ua dërgonin në hotele të ndryshme të qytetit të Durrësit, në vendin e quajtur ”Shkembi i Kavjaës”  si edhe në banesat private të personave të mësipërm, kundrejt pagesës 50 – 100 €.

Si rezultat janë arrestuar dhe ndaluar shtetasit:

Fillor Muçellari 66 vjeç, banues në Durrës.  Fatjona Gj, 28 vjeçe, banuese në Durrës. Alma H, 41 vjeçe ,banuese në Durrës. Lutfije Ç, 47 vjeçe, banuese në Durrës Liko Torra  60 vjeç,  banues në Durrës, i ndaluar, taksist;

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar  3 automjete; kartmonedha; aparate celularë dhe sende që i përkasin veprës penale. Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:     Akuzat: “Shfrytëzim prostitucioni” dhe ”Mbajtje të lokaleve për prostitucion”,  parashikuar në nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Fillor Muçellari; “Prostitucion”, parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal në ngarkim të shtetaseve Fatjona Gj, Lutfije Ç , R.S. , K.M., G.H. , P.L. , Sh.A.  dhe K.Sh. “Prostitucion” dhe ”Shfrytëzim prostitucioni”parashikuar në nenet 113 dhe 114 të Kodit Penal në ngarkim të shtetases  Alma H; “Moskallëzim krimi” parashikuar në nenin  300 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Liko Torra dhe Sh.K.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.