Shkeli masat e covid-19 dhe u gjobit, Flamur Noka: Rama mos të presë që Lulzim Basha të marrë leje te e-Albania
Policia e Durrësit njoftoi mbrëmjen e se ka gjobitur kreun e PD Lulzim Basha dhe i ka tërhequr patentën për shkak se shkeli masat ndaj covid-19 duke organizuar një mbledhje me biznesmenët atje, të cilët gjithashtu u gjobitën.
Ndërkohë, ish-deputeti i PD Flamur Noka e quajti vendimin e Policisë së Durrësit qesharak dhe tha se kryeministri Rama nuk duhet të presë që Basha të aplikojë për leje te e-Albania.
“Nuk kam dijeni që Basha të jetë proceduar, por nëse do të ishte i vërtetë do të ishte një lajm qesharak. Kryetarit të opozitës nuk mund t’i thuash mos dil. Mos të presë Edi Rama apo banda e Rilindjes që kreu i opozitës të marrë leje nga e-albania. Do të doja ta besoj që kjo është e pavërtetë, se do të ishte qesharake”, tha Flamur Noka, ish-deputet i PD.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



