E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkeli urdhrin e vetëkarantinimit, shoqërohet në polici këngëtari i njohur
Publik News

Shkeli urdhrin e vetëkarantinimit, shoqërohet në polici këngëtari i njohur

Këngëtari i njohur kosovar Shkelzen Jetishi është shoqëruar në stacionin e policisë se Gjakovës pasi ka shkelur urdhrin e autoriteteve për të mos dalë nga shtëpia si masë mbrojtëse kundër infektimit dhe përhapjes së COVID-19.

Bëhet me dije se Jetishi është shoqëruar në polici dhe më pas është lënë i lirë pasi ka premtuar se do e repsektojë masën e vetëizolimit.

Këngëtari u urdhërua të vetëizolohej, pasi ishte parë afër këngëtarit tjetër nga Gjakova Muhamet Sejdiu, i cili rezultoi pozitiv në testin për koronavirus.

Ndërkaq kujtojmë se në Kosovë numri i të infektuarve ka shkuar në 31 si dhe është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Rasti i fundit i konfirmuar ka qenë një 31 vjeçar nga Malisheva, komunë që ka patur edhe raste të tjera me të prekur nga koronavirusi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.