Shkeljet/ Anulohen lejet për ndërtimin e 2 HEC-eve mbi Osum
Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka shpallur akt të pavlefshëm Vendimin e “Vlerësimit të ndikimit në mjedis”, që njihet ndryshe edhe si leje mjedisore për ndërtimin e dy hidrocentraleve në Skrapar.
Shkeljet
– Lekja është dhënë në vitin 2015 dhe mosfillimi i aktivitetit brenda një periudhe kohore prej dy vjetësh sjell pavlefshmërinë e vendimit për ushtrimin e këtij aktiviteti.
– Nuk ka “Vlerësimin të Ndikimit Mjedisor”
– Prek dhe cenon fondin pyjor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



