E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkëlqim Cani sulmon SPAK-un…
Lajme

Shkëlqim Cani sulmon SPAK-un…

Në panik, ish ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka sulmuar SPAK. Pasi është marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, Cani në deklaratën e tij për gazetarët  është shprehur se meqë është Gusht dhe vapë, SPAK-u ka nxjerrë gjethet për të bërë hije që nesër në ditët e nxehta të jenë pa siklete.

Por për çfarë gjethesh dhe sikletesh flet Cani, i cili në koncesionin e sterilizimit ka shprehur dakordësinë e tij për procedurat ndonëse gjatë rrugës ka ndërruar disa herë mendje.

Sulmi ndaj SPAK-ut tregon që Canin e kanë kapur ethet e koncesionit të sterilizimit pasi Gjykata ka kërkuar nga Prokuroria e Posaçme të hetojë edhe dy ish ministrat, Ilir Beqaj dhe Shkëqlim Canin.  

“Po ju them se ka interesim në kuadër të transparencës. Meqë është gusht, vapë është, SPAK duhet falënderuar bashkë me ju se po punojnë. SPAK-u ka nxjerrë ato gjethet të na bëjë hije që nesër në këto ditë të nxehta të jemi pa ndonjë siklet. Kur ka nisur koncesioni kam ikur nga detyra. Janë plotësuar kërkesat sipas ligjit”, ka thënë Cani pas daljes nga SPAK. 

Te të gjitha praktikat që sot janë në duart e prokurorisë shihet qartazi ndryshimi i qëndrimeve të Canit edhe tek koncesioni i sterilizimit.

Cani e ka nisur me shkresa përgjigjesh të gjata dhe më pas te shkresa e tretë apo e katërt shprehej parimisht dakord.

Me shkresën e tij të parë si përgjigje për koncesionin e sterilizimit, Shkëlqim Cani praktikisht ka rrëzuar koncesionin.

Kurse me shkresën e fundit Cani thjesht u lutet që kërkesat, të shohim se mos rregullojnë ndonjë problem nga lista e atyre çështjeve që në fakt janë kompetencë e ministrit të Financave

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.