Shkëlzen Berisha feston ditëlindjen, surpriza e Arminës e lë pa fjalë
Armina dhe Shkëlzeni janë një nga çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar, dashuria e të cilëve prej vitesh ka qenë në vëmendjen e mediave teksa çdo e re mbi jetën e tyre përbën interes për publikun.
Sot Shkëlzeni feston ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë nuk kishte si të mungonte një urim nga Armina, e cila jo vetëm kaq, por edhe e ka surprizuar partnerin.
Me anë të një postimi në Facebook, fashion blogger-ja ka treguar si e ka surprizuar Shkëlzenin me një ambjent të mbushur me tullumbaca.
Ai shihet duke mbajtur edhe një dhuratë në dorë, të cilën Armina nuk e ka zbuluar megjithatë fytyra e lumtur e Shkëlzenit i thotë të gjitha.
“Surpriza ime për partnerin më të mirë, dashurisë dhe shokut tim më të mirë. Shkëlzen Berisha të dua shumë”, shkruan Armina.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



