Shkëlzen Berisha pyet Ramën: Ku do i blejë Shqipëria pajisjet mjekësore?
Djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, ka ngritur një pyetje për qeverinë shqiptare dhe kryesisht Edi Ramën, në lidhje me pajisjet mjekësore që i nevojiten shtetit, në rast përkeqësimi të gjendjes si pasojë e covid-19. Duke u nisur nga lajmi se BE-ja i vendosi embargo Ballkanit për pajisjet mjekësore, dhe se presidenti i Serbisë Vuçiç i kërkoi ndihmë Kinës, Shkëlzen Berisha pyet Ramën se ku do i blejë shteti ynë këto pajisje.
Kjo pasi Evropa është në nevojë dhe i duhen rezervat për shtetasit e saj.
“Kam frike se kur Rama te lodhet duke na perqafuar e kercenuar nga larg, ne tregun nderkombetar nuk do kene mbetur me as ushqime e letra higjienike, jo me ilace dhe pajisje mjeksore”, thotë Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



