Naim Noka
Alarmi për nitratet te fruta-perimet në treg, reagon ministrja: Mos u besoni pajisjeve të pacertifikuara
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ditën e sotme tha se qytetarët duhet të mos u besojnë pajisjeve të pacertifikuara që gjurmojnë praninë e nitratit apo kimikateve të tjera në produktet ushqimore. Por ne i themi ministres Denaj, merre pak Fevzon në telefon e ke andej nga bregu i Jugut duke raportuar live plazhet me të bukura që janë bosh dhe pyete: A e ke matur nitratin me provë dhe si doli niveli?! Edhe Blendi Fevziu është një qytetar si të gjithë konsumatorët e tjerë por Fevzon ti e njeh se del në TV dhe bën intervista me shefin tënd.
Shko jepi një intervistë dhe bëje një eksperiment me një aparat të çertifikuar nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, është instituti përgjegjës për të gjitha analizat laboratorike që kontrollon futat dhe perimet që tregtohen në vend. Na e mbush mendjen me dedektorët e tu duke bërë prova të rastësishme!
Shqipëria zonja ministre ,është një vend ‘ han pa porta’ dhe pa kontrolle në tregjet ushqimore.
Fakt 1- AKU pranoi se biskota me copëza metali dhe domate me nivel të lartë pesticidesh kane hyrë në shkurt të këtij viti, por ajo, pra AKU thjesht nuk i ka gjetur.
Fakt -2 Kur Italia kishte lajmëruar për rrezikun e disa produkteve të cilët kishin hyrë në tregjet tona.
Rasti i parë, ishte një produkt me të bardhën e vezës dhe shteti fqinj na alarmonte për përmbajtje salmonele duke njoftuar me 29 maj.
Rasti tjetër, një sasi mocarele që kishte hyrë nga Italia e skaduar dhe njoftimi ka ardhur me datën 21 maj.
Çfarë bëri AKU? Asgjë fare! Vezë në treg e konsumuar! Mocarela e kullufitur me pica dhe sallatë! Mund të kesh patur fatin ta keni konsumuar dhe ju bashkë me shefin e madh fare nëse keni shkuar në restorantin ” Gzona”!
Analizat laboratorike tek ISUV, një institucion shtetëror i fokusuar në akreditimin e testeve laboratorike shumicën e testeve i kanë kot, se ndryshe nuk do t’i bénin jashtë.
1361 kontrollet janë për të kap ndonjë lek nga inspektorët.
Qytetarët që kanë mundësi normale do të duhet të gjurmojnë produktet që kanë 10 apo 50 fish përmbajtje të lartë të disa produkte si nitrati.
Qytetarët nuk duhet të heqin dorë nga pajisje që i kanë blerë në Gjermani, Itali dhe sigurisht janë të certifikuara. Mos prisni që produktet tona ushqimore të certifikohet në ISUV. Sot produktet bujqësore, jo vetëm nuk mbështeten me fonde për zhvillim dhe modernizim , me shumë kontrolle por produktet janë të pacertifikuara.
Më poshtë e dashur ministre, lexoje dhe konsultohu me Bledin:
Blendi Fevziu ka bërë një analizë të disa fruta dhe perimeve në treg, nga ku ka rezultuar se kanë një nivel të lartë nitrati.
Ai me një detektor ka matur nivelin e nitratit në disa fruta, ku ka rezultuar se kishin një nivel shumë më të lartë se normalja.
Fevziu nivelin e larte të nitratit tek frutat dhe perimet e ka quajtur kriminale, teksa thotë se është si të pish çdo ditë helm.
“Sot paradite më ndodhi diçka e frikshme. Ime shoqe më thirri për të më treguar një gjë që vlen jo për mua, por të gjithë ju dhe që përbën një shqetësim. Disa kohë më parë në një takim me lexues një djalë më fali një detektor për të matur nivelin e nitratit dhe të rrezatimit te fruta perimet. Ime shoqe që e përdor atë më tregoi se çfarë problemi kishte me pjeprin. Shikojeni, ky është një pjepër i blerë dje në pazar. 1000 nga 90 që duhet të jetë masa. Në të gjitha matjet shkon nga 700 në 1000. Është e frikshme. 1000 e ca përqind më i rrezikshëm me përmbajtjen e nitratit.
Do doja ta bëja dhe më një tjetër, për të provuar që ka edhe të mira. Po shkoj tek nektarina. Po provoj nektarinën dhe matjen e saj. Nektarina rezulton 30 nga 60. Që është gjysma e normës. Është krim, po e quaj këtë (i referohet pjeprit) një gotë helm që ti e pi pak nga pak çdo ditë”, tha Fevziu ndër të tjera.