Shkodër, arrestohet hajduti
Një 34-vjeçar në Shkodër është arrestuar nga policia pasi ishte në kërkim për veprën penale të “Vjedhjes me dhune”
Në pranga ka rënë Agron Ndoci, banues në Velipojë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendin Nr.741 datë 27.07.2018, ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 139 dhe 25 të Kodit Penal.
Materialet iu referuan Prokurisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



