Shkodër/ Aksident i rëndë mes dy automjetesh
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak momentesh në Kryebushat, aksi Shkodër–Lezhë.
Nga raportimet nga vendngjarja thuhet se dy automjete janë përplasur dhe ka mbetur i plagosur një shtetas me inicialet J.E.
44 vjeçari është dërguar menjëherë në spital me ambulancë dhe thuhet se është jashtë rrezikut për jetën në këto momente. Shkaqet e aksidentit pritet të zbulohen në momentet në vijim nga organet përkatëse.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



