Shkoder/ Amuli i Bashës i shkruan Berishës
Xhevdet Amuli, i cili në 2022-shin vraponte të kyçte derën i frikësuar nga demokratët, sot sulet sërish ndaj tyre duke i akuzuar se kanë marrë para nga Rama.
Ushtarin e Bashës e ka alarmuar deklarata e Berishës, i cili gjatë një takimi një ditë më partë në Shkodër u bëri thirrje qytetarëve që të mos çojnë asnjë votë për njerëzit e Bashës të lidhur me Ramën.
“Doktor, meqë erdhe në Shkodër, e kuptoj shqetësimin tënd që Koalicioni Euroatlantik po fiton më shumë mbështetje. Pse nuk i pyete shkodranët për Jozefinën, meqë e ke futur në listën e sigurt në Tiranë, çfarë mendojnë ? Sa lekë mori nga Rama në zgjedhjet e 2021 për t’i marrë vota PD-së në Shkodër?
Doktor, pse nuk i pyete shkodranët për shitjen e bashkisë dhe emërimin e Benet Becit, vartësit tënd dhe të Ramës, si kryetar, jo për shkodranët, por për interesat tuaja, që i di gjithë Shkodra?
Doktor pse nuk i pyete shkodranët çfarë mendojnë për futjen e Ilir Metës në listën tënde kur e ka arrestuar SPAK për korrupsion dhe fshehje pasurie?
E fundit Doktor për sonte, pyeti pak degën tënde në Shkodër se kujt ia kanë paguar 700 mijë euro dy nga kandidatët e tu në listën e mbyllur të Shkodrës!
Përgjigjen e di shumë mirë, prandaj je trembur sot.
Nuk do të të lëmë ta shesësh Shkodrën apet te Rama.
Natën, Doktor!”, shkruan Amuli.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


