E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/ Ardian Fierza kërcënohet sërish, pas biznesit i vihet C4 në banesë
Lajme

Shkodër/ Ardian Fierza kërcënohet sërish, pas biznesit i vihet C4 në banesë

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër.

Sipas policisë, mësohet se shpërthimi ka ndodhur në derën e banesë së Ardian Fierzës, të cilit më 29 gusht iu vendos eksploziv te agjencia funerale, shkak një borxh.

Si pasojë e shpërthimit, raportohet për vetëm dëme materiale. Polici po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

“Në lagjen “Tre Heronjtë”, në derën e banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar është  hedhur lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia.

Më 29 gusht 2024, një sasi eksplozivi u vu tek dera e agjencisë funerale në pronësi të Flora Fierza, e cila sapo ishte hapur. Edhe atëherë shpërthimi nuk shkaktoi viktima por vetëm dëme materiale. Një person i maskuar afrohet dhe i vendos lëndën plasëse tek dera. Dy ditë më pas policia shpalli në kërkim një 35-vjeçar si autor i vendosjes së tritolit.

Tritol në Shkodër/ Ardian Fierza kërcënohet sërish, pas

Momenti kur i vendoset tritol agjensisë në gusht 2024

Policia e Shkodrës informoi se shkak për vendosjen e tritolit ishte bërë një borxh që pronarët e agjencisë funerale nuk i kishin shlyer 35-vjeçarit B.P. I riu rezulton me precedent penal për armëmbajtje pa leje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.