Shkodër, arrestohet vëllai i njërit prej personave të përfshirë në konflikt me armë
Policia e Shkodres ka arrestuar shtetasin David Kiri, vellai i te cilit u konfliktua mbremjen e kaluar me shtetasin Kristian Fermosi, edhe keta te dy te shpallur ne kerkim.
Shtetasit Kristian Fermosi dhe Ardjan Kiri kane debatuar dhe me pas jane konfliktuar me njerin tjetrin.
Gjate debatit ka ardhur me nje automjet vellai i Ardjan Kirit, shtetasi David Kiri i cili ka goditur me makine shtetasin Kristian Fermosi.
Ky i fundit ka nxjerre armen dhe ka qelluar ne drejtim te mjetit por dy vellezerit kane arritur t’i shpetojne plumbave.
Policia pas kesaj ngjarje ka arrestuar shtetasin David Kiri ndersa eshte duke punuar per gjetjen dhe kapjen e vellait te tij Ardjan Kiri dhe personit qe u konfliktua me te Kristian Fermosi. Jane ende te paqarta arsyet e ketij konflikti mes tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



