E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/ Dhunoi babain, arrestohet ish-montazhieri i prezantuar si gazetar
Lajme

Shkodër/ Dhunoi babain, arrestohet ish-montazhieri i prezantuar si gazetar

Robert Staka dhunoi babanë e tij, Angjelin Staka, 79 vjeç dhe e postoi në rrjetet sociale.

Ish-montazhieri i prezantuar si gazetar në Shkodër dhunon prindërit dhe kërkon t’i nxjerrë ata nga banesa me qëllim për të shitur shtëpinë dhe me këto para pretendon se do të hapë një portal drejtësi.com. Pas videos ku babai i tij me lot në sy në prani të policisë dhe Robert Stakës që filmonte, tregonte se ishte dhunuar nga djali, Policia ka vënë në pranga 37-vjeçarin.

Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, policia gjeti edhe një armë imituese, teksa menaxhonte llogaritë që kishte në Facebook dhe në WEB, të cilat i keqpërdorte për të fyer dhe për të shpifur për shtetas të ndryshëm.

ish montazhieri ordiner Robert Staka ka dhunuar babanë e tij, Angjelin Staka, 79 vjeç.

Dhunimi ka ardhur pasi Robert Staka kërkon të nxjerrë prindërit nga banesa me qëllim për të shitur shtëpinë dhe me këto para pretendon se do të hapë një portal drejtësi.com, për të luftuar krimin, korrupsionin dhe paderjtësitë si Don Kishoti.

Jo vetëm kaq. Por dhunimin e babait të tij, Robert Staka, i bullizuar dhe i keqtrajtuar nga shokët për vite me radhë, e ka publikuar në rrjetin social Facebook, si burracak psikopat, por duke sfiduar rëndë ligjin dhe institucionet për zbatimin e ligjit.

Para se të dhunonte dhe masakronte bananë e tij, Staka ka dhunuar edhe nënën e tij, gjithashtu për shkaqe pronësie.

Skandali konsiston në faktin se edhe pse ka dhunuar babanë, Robert Staka është ende i liri, duke mos u ndëshkuar për dhunën në familje si dhe duke u lënë i lirë për të kryer një krim tjetër të mundshëm edhe më të rëndë.

Nëse ka dyshime për çrregullime mendore, Policia duhet të vepronte duke e mbyllur me forcë në spitalin më të afërt psikiatrik për t’u trajtuar.

Ndryshe policia duhet ta arrestonte sot në kushtet e flagrancës. Policia po mbron dhunuesin Robert Staka, i cili kërkon të ndryshojë edhe mbiemrin në Hana nga urrejtja e sëmurë që ka për prindërit e tij.

Në rastin më të mirë kemi të bëjmë me paaftësi, shpërdorim detyre dhe papërgjegjshmëri të policisë, dhe në rastin më të keq me favorizim të një personi që ka konsumuar një vepër penale.

Me sa duket, policia pret që Staka të vrasë dikë për ta arrestuar, duke mos u mjaftuar me veprimet e tij kriminale.

Shefi i Policisë Shkodër është Idriz Daulle.

Mbetet për t’u parë se si do ndihen ministri Taulant Balla dhe Rrumbullaku kur të shohin Angjelin Stakën të dhunuar, ndërsa të birin dhunues duke bilbilosur rrugëve të Shkodrës.

Ndryshe nga policia dhe prokuroria, Gjykata e Shkodrës ka vepruar duke lëshuar një urdhër mbrojtje për Angjelin Stakën nga djali i tij dhunues Robert Staka.

Por, vendimi i gjykatës duhet të zbatohet nga policia.

Robert Staka ka disa javë që ka dalë nga binarët. Ai lufton virtualisht me Bajrat, Licët, prokurorë, gjyqtarë, policë, politikanë etj., por ndërkohë rreh një herë nënën dhe pastaj babanë e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kanosi dhe dhunoi babanë e tij, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje nga ai, si dhe kishte në posedim një armë imituese, vihet në pranga 37-vjeçari. Gjithashtu, në një ambient të marrë me qira, të përshtatur me kompjuterë dhe me pajisje të tjera elektronike, 37-vjeçari menaxhonte llogaritë që kishte në Facebook dhe në WEB, të cilat i keqpërdorte për të fyer dhe për të shpifur për shtetas të ndryshëm.

Sekuestrohen një armë imituese e armës së zjarrit, 2 kompjuterë, 2 celularë dhe pajisje të tjera elektronike. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm pas kallëzimit të një shtetasi, se djali i tij e kanoste dhe e dhunonte, ndërkohë që kishte marrë urdhër mbrojtjeje nga ai, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin R. S., 37 vjeç, banues në Shkodër.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shërbimet e Policisë kryen kontrolle në banesën e 37-vjeçarit, ku gjetën një armë imituese të armës së zjarrit. Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se shtetasi R. S., në një ambient të marrë me qira, menaxhonte nëpërmjet kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike, llogaritë që kishte në Facebook dhe në WEB, në të cilat postonte fyerje dhe shpifje kundrejt shtetasve të ndryshëm, disa prej tyre me funksione publike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje”, “Fyerja”, “Shpifja”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.